Ndryshimi i të bërit biznes | WWF

Ndryshimi i të bërit biznes

WWF bashkëpunon me kompanitë me qëllim të avancimit të praktikave të tyre të bërit biznes.
 
Për angazhimin me korporata WWF-i ka tri principe kryesore:
 
  • Partneritet i barabartë
  • Transparencë
  • Të drejtë reciproke për tu mos u pajtuar
 
Qasja e WWF-it në bashkëpunimin me sektorin privat është konstruktive dhe i orientuar në gjetjen e zgjidhjeve. Në të njëjtën kohë përmban metoda të drejtuara në bashkëpunim dhe qëllime sfiduese. Por më e rëndësishmja është qasja sipas cilës gjithmonë shikohet drejt të ardhmes.
 

Partneritetet ndërkombëtare – raporti 2014

 rel=
WWF International Corporate Partnerships Report 2014
© WWF International
Harxhimet, kompanitë dhe biodiversiteti
 
Me bindjen e 100 kompanive kyçe që të bëjnë biznes në mënyrë të qëndrueshme, sipas Jasona Claya nga WWF-i, tregu botëror do të drejtohej në mbrojtjen e natyrës, të cilën e kemi tejkaluar më harxhimet tona. 
Mësoni më shumë për përpjekjet e WWF-it që të transformoj tregun 
 
 
	© WWF
Partneriteti jonë me sektorin privat mundëson avancim e mbrojtës së ambientit që na ndihmon në arritjen e qëllimeve. Po ashtu na ofron mundësinë e rritjes së obligimeve biznesore të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm dhe veprime të korporatave në harmoni me ambientin.
 
Partnerët tanë nga korporatat janë më të përgjegjshmit në praktikat ambientale – por ka edhe kompani që deri sot kanë pasur praktika jo të mira dhe ku ka potencial për ndryshime pozitive.
 
WWF-i bashkëpunon me sektorin e biznesit në këtë mënyrë: 
 
 
  • Kampanja dhe lobim – WWF-i vazhdon me rolin e udhëheqësit botëror me kampanja dhe lobim te kompanitë ne nivelet më të larta të mundshme, duke përdorur mjete të ndryshme, duke përfshirë  on-line kampanjat . 
   
  • Përmirësimin e veprimeve ambientale dhe me sigurimin e përfitimeve për mbrojtjen e ambientit – e jona Partneritet në mbrojte, e bazuar në rezultate me korporatat ndërkombëtare, kërkon mes tjerash që të arrihen përfitime direkte konservuese dhe të krijohen standarde për përmirësimin e ambientit brenda sektorit të biznesit. Po ashtu udhëheqim disa programe që ndihmojnë kompanitë në zvogëlimin e ndikimit të CO2 si dhe programe të trajnimit për qëndrueshmëri, One Planet Leaders.
   
  • Promovimin e vetëdijesimit për ambientin – të gjithë partnerët tanë nga korporatat promovojnë vetëdijesimin për praktikat përgjegjëse ambientale tek blerësit, punëtorët dhe palët tjera. Pos kësaj asociacioni medial i joni ndihmon në formësimin e punës së WWF-it në sferën publike. 
 
 
	© WWF-Switzerland
Iako su tvrtke često dio problema, nedvojbeno bi trebale postati dio rješenja...
© WWF-Switzerland
Panda do të thotë biznes

Ndryshimet në praktikat e korporatave janë të nevojshme nëse duam të arrijmë përparim të vërtetë në adresimin e sfidave të mbrojtjes së mjedisit të tilla si ndryshimi i klimës, duke shkuar drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe teknologjive të pastra, largimin e ngadalshëm nga kemikateve toksike dhe për të siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të tilla si druri, peshk dhe ujë të pijshëm.
 
Climate savers  
	© Climate savers
Climate savers
© Climate savers
Bëhuni pjesë e programit Climate Savers – le të jetë kompania juaj udhëheqëse drejt një të ardhme të qëndrueshme!