Ujku | WWF

Në disa pjesë të Evropës ujqërit janë zhdukur plotësisht para më shumë së një shekull. Por tash gradualisht po kthehen.

Ujqërit janë të mbrojtur me Direktivën e BE-së për zogjtë dhe habitate, por ende ka rreziqe të mëdha. Bashkohuni në mbrojtjen e kësaj kafshe të bukur, dhe theksojeni që ujqërit do te vazhdojnë të rrijë këtu.

Në Evropë për momentin janë rreth 12.000 ujqër. Na ndihmoni ti mbrojmë!

© Ralph Frank / WWF Germany

 
Emri im: Ujku

Emërtimi latin: Canis lupus

Statusi mbrojtjes: Lloj kafshe i mbrojtur rreptësishtë

Popullata: rreth 12.000 në Evropë dhe 200.000 në botë

Adresa ime: Azi, Kanada, Amerikë Veriore, Evropë

Çka më pëlqen të ha: Mund të ha shumë mish për një vakt, dhe pastaj të jem gjatë pa ushqim.

Mënyra e jetës sime: jam qenie e shoqërueshme dhe jetoj me familjen time, që e quajmë kope. Udhëtojmë dhe gjuajmë bashkë. Disa nga ne vazhdojnë të jetojnë në kope gjatë tërë jetës, disa jo.

Jetë gjatësia: Mund të jetoj deri në 13 vjet në zona të mbrojtura, por në natyrë jeta është më e vështirë dhe zakonisht jetojmë deri në tetë vite.

Kemi dëgjuar shumë për ujqërit, por sa kemi njohuri për këtë kafshë të rrallë dhe të bukur?
 

Më shumë informata

FOTOGALERI