Big Win i harkut Dinarik | WWF

Big Win i harkut Dinarik

“Big Win për harkun Dinarik“ është iniciativa e filluar në vitin 2008, ku me 29 Maj  këtë dokument e kanë nënshkruar së bashku ministrat përgjegjës për ambient nga gjashtë vende. Ceremonia e nënshkrimit të dokumentit është mbajtur gjatë Konferencës së anëtareve të Konventës për diversitet biologjik (CBD COP 9) të mbajtur në Bon.

Pjesëmarrësit në këtë iniciativë, përfaqësuesit e qeverive nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia u zotuan për qëllimin e shpalljes së 13 zonave të reja të mbrojtura dhe zgjerimin e nëntë ekzistuese. Po ashtu kanë lajmëruar aplikimin e disa aktiviteteve me qëllimin e fuqizimit të zonave ekzistuese të mbrojtura, siç është rritja efikasitetit në menaxhim, si dhe zhvillimin e planeve për menaxhim dhe biznes. Është arritur marrëveshja që të forcohet bashkëpunimi i përbashkët dhe të realizohen obligimet. Secila nga gjashtë qeveritë kanë përgatitur listën kombëtare të aktiviteteve për përkrahjen e qëllimeve nga Programi i punës së CBD në zonat e mbrojtura.

Qëllimi përfundimtar i iniciativës ishte që të themelohet rrjeti përfaqësues i zonave të mbrojtura që shtrihet në gjashtë vende të harkut Dinarik, dhe që të ofrohet një fillim praktik për bashkëpunim afatgjatë që do të mundësoj përfitime ekonomisë lokale dhe kombëtare.
 
 
	© DAE
prvi Big Win potpisan je 2008. godine, 2013. vrijeme je za "drugu rundu" ulaganja zajedničkih napora regije u očuvanje prirode
© DAE
Big Win për harkun Dinarik II.

"Big Win për harkun Dinarik II" në vitin  2013 është vazhdim i marrëveshjes së arritur në vitin 2008, në  mes 6 vendeve. Dhe që atëherë janë përmbushur 80% e marrëveshjeve brenda çdo vendi, dhe në vazhdim iniciativës i janë bashkuar edhe dy vende nga regjioni – Maqedonia dhe Kosova*. Me adaptimin zyrtar të dokumentit me 2 Dhjetor, ku kanë punuar me forca të përbashkëta WWF-i, Ministria e zhvillimit dhe turizmit të Malit të Zi dhe unioni Ndërkombëtar për mbrojtje të natyrës IUCN, ku shtetet si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Kosova*, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia kanë pranuar obligimin për punë të vazhdueshme të përbashkët në përmirësimin e zonave të mbrojtura.

Në pesë vitet e ardhshme ministritë nga këto vende kanë marrë obligim që të punojnë së bashku në forcimin e procesit të planifikimit për mbrojtje të natyrës, si dhe vlerësimin e vlerave ekonomike të pasurive të tyre natyrore, si dhe përfshirjen e qëllimeve për mbrojtje të natyrës në planet e tyre për zhvillim ekonomik në peshkim, pylltari, bujqësi, energji, planifikim hapësinor dhe bashkëpunim në mes sektorëve. Një ndër qëllimet është që të gjinden modelet për financim të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në regjion. Kjo përfshin edhe planet për ndërtimin e turizmit të qëndrueshëm në këto zona në pesë vitet e ardhshme.

 
Ministri i predstavnici osam zemalja regije 
	© WWF
Ministri i predstavnici osam zemalja regije
© WWF