Harku Dinarik | WWF

Harku Dinarik

Një botë unike ku Evropa lindore takohet me Mediteranin

Harku Dinarik është regjion i Evropës jug-lindore me sipërfaqe rreth 100.000 km2 dhe me 6000 km bregdet, qe përfshin krejt pjesën e kthyer nga deti Adriatik, nga qyteti Trieste në Itali deri në Tiranë në Shqipëri. Përfshin pjesë të Italisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.
 
Alpet Dinarike me pikën më të larte 2692 metra lartësi shtrihen paralel me bregdetin Adriatik dhe janë të njohura për gjeologjinë e tyre të mrekullueshme. Ekosistemi i këtyre alpeve me lumenjtë nëntokësorë dhe shpellat e saj përmban shumë lloje endemike, që është aspekt i rëndësishëm për biodiversitetitin në regjion. Harku Dinarik përfshin ekosisteme të rëndësishme të ujërave të ëmbla, duke përfshirë rrjetin më të gjerë të lumenjve dhe liqeneve nëntokësore në Evropë, këneta të rëndësisë ndërkombëtare, siç është delta e Neretvës (Bosnja dhe Hercegovina/ Kroacia) dhe liqeni i Shkodrës (Mali i Zi/ Shqipëria). Lumi Tara që kalon nëpër Mal të Zi dhe derdhet në lumin Drina në kufirin në mes Bosnje dhe Hercegovinës dhe Serbisë është i njohur për grykat e gjata dhe të egra, gryka nga më të thellat në botë. Lumenj me ujë të pastër si kristali ku jeton fauna unike e peshqve.
 
	© Michel Gunther / WWF
Rijeka Tara u NP Durmitor, Crna Gora
© Michel Gunther / WWF
Grykat e harkut Dinarik janë shtëpi për shumë lloje endemike qe nuk ekzistojnë askund në botë. Flora ka nivel të lartë të endemizmit (në disa rajone e kalon edhe 10% të gjithë florës) me shume specie specifike për atë regjion. Nga jugu shtrihet masivi i Bjeshkëve të Nemuna dhe “Alpeve Shqiptare”që hyjnë ne malet më përrallore të Evropës. Përgjatë harkut Dinarik ka edhe pyje të mëdha të ahut dhe bredhit që mundësojnë habitate për kafshë të mëdha (ujkun, ariun dhe rrëqebullin). Bregdeti lindor i Adriatikut ende përmban hapësira të paprekura nga turizmi masiv. Mbi 1200 ishuj karakterizojnë bregdetin Kroat – nga Kresi deri në Mljet – përkrahin ekosistemet e ndryshme detare. Gjiri i Kotorrit është unik në gjithë Mediteranin, deri sa bregdeti Shqiptar është ndër më të paprekurat në këtë pjesë.  
 
Larmia politike dhe kulturore e harkut Dinarik

Ky regjion i botës ka qenë vend-bashkim i kulturave Evropiane, dhe burim konfliktesh. Sistemet komplekse malor kanë krijuar identitete të forta lokale kulturore. Këto identitete janë formësuar ende më shumë nga ndikimet e jashtme, nga Romakët tek Bizanti i vonshëm, republikës Veneciane dhe Otomanëve, Austro-Hungarisë dhe mbretërisë Ruse, që ka rezultuar si një bazë për disa gjuhë, tri religjione dhe botëkuptime të panumërta të ndryshme. Në disa momente ka afruar, në disa momente ka ndarë, kjo larmi kulturore është një nga karakteristikat e shumta të mrekullueshme të harkut Dinarik.  
 
 rel=
Dinarski luk mapa
© © Nebojša Mijatović / DAE project
Sfidat kryesore për zhvillim të qëndrueshëm në harkun Dinarik

Diversiteti biologjik është dëmtuar shumë gjatë konflikteve në mes viteve 1991 dhe 2001, që kanë ndodhur pas shkatërrimit të Jugosllavisë. Që nga ajo kohë rekonstruktimi dhe rehabilitimi kanë qenë karakteristikat kryesore të regjionit. Shumë aktivitete tradicionale kanë dështuar, që në disa raste ka rezultuar me përmirësimin e kualitetit të ambientit, por që ka shkaktuar papunësi të madhe, varfëri dhe migrim në qytetet e mëdha dhe në diasporë. Edhe me qenë se njerëzit jetojnë në regjione me bukuri të mëdha natyrore dhe me kapital të madh kulturor dhe social, shumica e tyre më vonë do të kenë përfitime nga këto ndryshime. Shtetet në regjion duhet të përdorin më shumë karakteristikat e tyre unike që të ndërtojnë konkurrencën ndaj Evropës, duke përdorur fuqinë e lirë punëtore dhe përdorimin e të mirave. Edhe me qenë se dihet se përparësia kryesore e vendeve të regjionit do të jenë burimet natyrore dhe njerëzore me nivel relativisht të lartë të arsimimit, ende mbetet sfidë që kapitalet ambientale, sociale dhe kulturore të përdoren për përmirësimin e kualitetit të jetës dhe në këtë mënyrë të krijohet ekonomi konkurruese në regjion.
 
Shkaktarët e zhvillimit të paqëndrueshëm janë brenga kryesore në arritjen e zhvillimit të shpejtë ekonomik. Vendet munden të integrojnë qëllimet ambientale dhe sociale në zhvillimin ekonomik të tyre, ose të presin deri sa të arrihet një shkallë më e lartë e GDP-së. Periudhat e ndryshimeve ekonomike dhe sociale sjellin ndryshime në sistemin e vlerave, ku rritet niveli i shpenzimit, humbet solidariteti dhe ndërlidhja sociale/familjare. Për momentin përfitimet afatshkurta ekonomike janë me atraktive politikisht, në vend të përfitimeve afatgjata që ndërlidhen me integrimin e vendimeve të qëndrueshme në vendimmarrje. Kjo zakonisht rezulton me ngritjen e pakontrolluar të presionit në burimet natyrore me vlerë, ku së pari manifestohet në ndryshimin e destinacionit të tokës, ndërtimin e hidrocentraleve dhe zhvillimit të turizmit masiv.
 
WWF-i në regjionin e harkut Dinarik ka disa projekte me partnerë në tërë regjionin. Për projektet që kemi zhvilluar në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Slloveni dhe Shqipëri mund të lexoni në kapitujt brenda harkut Dinarik.