Rëndësia e diversitetit biologjik | WWF

Rëndësia e diversitetit biologjik

 rel=
Fynbos is known for its high diversity of rare plant species. Cape Floral Kingdom, Western Cape, South Africa.
© Martin HARVEY / WWF
Të gjithë jemi pjesë përbërëse e natyrës; ardhmëria jonë është ngushtë e lidhur me diversitetin biologjik, diversitetin e madh të kafshëve dhe bimëve, vendeve ku ato jetojnë dhe ambientin që i rrethon... Ne mbështetemi ne diversitetin e botës që të mund të sigurojmë ushqimin, derivatet e naftës, ilaçet dhe gjëra tjera pa të cilat thjeshtë nuk mund të jetojmë. Por, i gjithë ky diversitet është duke humbur me shpejtësi marramendëse për shkak të aktiviteteve të njeriut. Kjo na bën të gjithëve me te cenueshëm si dhe dobëson mundësitë jetësore të gjallesave nga te cilat ne jemi te varur që të mund të përballemi me kërcënimet në rritje siç janë ndërrimet klimatike.
 
 rel=
Razni medvjedi: mjesečev medvjed (ursus thibetanus), medvjed naočar (tremarctos ornatus), sunčev medvjed (helarctos malayanus), bijeli medvjed (ursus maritimus) i panda (ailuropoda melanoleuca)
© (l-r) Y.-J. REY-MILLET | Edward PARKER | Terry DOMICO | Fritz PÖLKING | Michel GUNTHER

Vetë fjala “biodiversitet” është term i ri, i shpikur në vitin 1985 nga dy fjalët – diversitet biologjik. Gjatë simpoziumit në vitin 1986, pas publikimit të librit „BioDiversity“ (Wilson 1986), redaktor i të cilit ka qenë biologu E. O. Wilson, është lejuar përdorimi i kësaj fjale dhe këtij koncepti.
Por, pse merremi me temën e biodiversitetiti?
Përgjigja është e thjeshtë. Gjatë dhjetëvjeçareve te fundit bota ka filluar te humb me shpejtësi të madhe shumë lloje të bimëve dhe kafshëve.
Pse?
Më së shumti për shkak të aktiviteteve njerëzore.
Sa lloje jemi duke i humbur?
Nuk është e lehtë të përgjigjesh ne këtë pyetje. Në të vërtetë ne nuk e dimë sakte numrin final te llojeve që ekzistojnë ne planet. Sepse zbulohen lloje të reja çdo ditë.
 
"Shkencëtarët janë çuditur me gjetjen e një numri aq të madh e të ndryshëm të insekteve ne pyjet tropikale në vitin 1980. Në një hulumtim, në vetëm 19 drunjë në Panama, 80% nga 1200 krahëfortë që janë gjetur kanë qenë të panjohur.... Është e çuditshme se shkencëtarët kanë më shumë informata për numrin e yjeve ne gjithësi, se sa për numri e gjallesave ne planetin Tokë." WRI (www.wri.org)
Nëse nuk e dimë se sa lloje gjallesash jetojnë në planet, si mund ta dimë numrin e saktë të atyre që po i humbim?
Ka një numër të madh të dhënash që tregojnë se situata nuk është e mirë… Që të mund të paraqesim nivelin e humbjes së biodiversitetit do të kalojmë përmes një analize të shkurtë shkencore...
 

  • Humbja e përshpejtuar e gjallesave që shohim sot është 1000 deri 10000 herë më e shpejtë se cikli natyral i zhdukjes së këtyre gjallesave*, paralajmërojnë shkencëtarët.
  • Shkencëtarët vlerësojnë se çdo vjet zhduken nga 0.01 deri 0.1% të numrit të përgjithshëm te gjallesave.
  • Nëse marrim si numër te saktë numrin më të ulët të gjallesave që ekzistojnë – që ekzistojnë rreth 2 milion lloje të ndryshme në planetin tonë** - atëherë për çdo vjet zhduken prej 200 deri në 2000 lloje.
  • Por nëse marrim si të sakte numrin më të lartë – që ekzistojnë 100 milion lloje të ndryshme në planetin tonë - atëherë për çdo vjet zhduken prej 10000 deri në 100000 lloje. 


Për dallim nga zhdukja masive e nxitur nga ndodhitë në historinë gjeologjike të planetit tonë, zhdukjet për të cilat po flasim këtu është përgjegjësi vetëm një specie – njerëzve.


* Shkencëtarët përdorin fjalinë “background extinction rate”, që në thelb është cikli i vdekjes se gjallesave nëse në planet nuk do te kishte njerëz.
 

 
	© iStockPhoto / Hernan Pardo
Various beetle species.
© iStockPhoto / Hernan Pardo

SI NDIKON TEK NJERËZIT HUMBJA E DIVERSITETIT BIOLOGJIK?

Diversiteti biologjik është burim nga e cila varen familje, komunitete, kombe dhe gjeneratat e ardhshme. Kjo është lidhja në mes të gjithë organizmave në planet, bashkimi i ekosistemeve ku të gjitha speciet kanë rolin e tyre. Me fjalë tjera kjo është rrjeta e jetës.Burimet natyrore të planetit përbëhen nga bimët, kafshët, toka, uji, atmosfera, edhe njerëzit! Të gjithë së bashku jemi një pjesë e ekosistemit të planetit tonë, që nënkupton se nëse ka krizë në biodiversitet, edhe shëndeti jonë dhe nevojat tona për jetë janë në rrezik. Sasia dhe ritmi me të cilin ne jemi duke përdorur burimet e natyrës, tejkalon qëndrueshmërinë deri në 25%. Efekt direkt i këtij relacioni me burimet e natyrës është presioni i madh dhe rreziku ndaj specieve, habitateve dhe komunitetit lokal (shembull është humbja e qasjes në ujë të pastër dhe të pijshëm). Biodiversiteti është baza e shëndetit të planetit dhe ka ndikim direkt në jetët tona. Zvogëlimi i biodiversitetit nënkupton ballafaqimi i miliona njerëzve me një të ardhme ku rezervat e ushqimit do të jenë të ekspozuara sëmundjeve dhe dëmtimeve dhe ku uji i pijshëm do të jetë i rrallë.
Për njerëzit ky është parashikim brengosës.