Me çka duhet te luftoj planeti jonë? | WWF

Me çka duhet te luftoj planeti jonë?

Zonat me prioritet të WWF-it ballafaqohen me kërcënime direkt dhe indirekte, ndër to:
 
  • Ndërtimi i rrugëve dhe shtëpive (humbja e habitateve, bllokadat, etj)
  • Vendosja e llojeve invazive  
  • Turizmi masiv (zhvillimi bregdetar)
  • Tregtia me kafshë dhe bimë të egra
  • Ndotja (tek deti ndikon në speciet)
  • Ndryshimet klimatike (në specie, pyje, mjedisin detar)
 
Puna jonë në mbrojtjen e natyrës merret direkt me këto probleme. Por nuk përfundon këtu…
 

Puna rreth shtytësve që qëndrojnë prapa këtyre kërcënimeve


Lufta kundër kërcënimeve nuk është mjaft që të ruhet diversiteti biologjik dhe të zvogëlohet ndikimi ekologjik i njeriut.  
Po ashtu duhet të marrë në konsideratë edhe shtytësit që gjenden prapa këtyre kërcënimeve... arsyet sociale, ekonomike dhe politike që kanë bërë që kërcënimi të ekzistoj. 
Ekzistojnë shumë shtytës të tillë që janë kompleks dhe të ndërlidhur.
Pesë janë me rëndësi në nivel global për përdorimin e burimeve natyrore, ndotjen dhe ndryshimet klimatike.
Po ashtu, këta pesë kane rol me rëndësi në arritjen e dy qëllimeve të WWF-it:
 
1.     Ruajtja e diversitetit biologjik 
2.     Ulja e ndikimit ekologjik të njerëzve
 
Shtytësit në veprim
Është lehtë të shihet se si ndërtimi i një kompleksi të madh turistik mund të rrezikoj bregdetin e paprekur, apo se si gjuetia është rrezik për tigrat
WWF-i dhe shume organizata tjera kanë pasur sukses të madh në mbrojtjen e disa specieve dhe hapësirave duke luftuar kundër zhvillimeve dhe veprimeve ilegale.
Por që të sigurohet mbrojte afatgjate e biodiversitetit dhe ndikim i qëndrueshëm, duhet të shkojmë në rrënjët e kërcënimit: faktorë të ndryshëm që sot rrezikojnë dhe lejojnë aktivitete të paqëndrueshme.
Shembulli me kompleksin turistik: 
 
  •  A jep qeveria lokale dhe kombëtare prioritet zhvillimit ekonomik afatshkurtër në llogari të zhvillimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm?
  •  A do të preferojnë turistët në të ardhmen turizëm masiv apo opsione ekologjikisht të pranueshme?
  • A përkrahin investitorët kompleksin turistik për shkak të fitimit të shpejtë dhe afatshkurtër?
  • A janë zakonet kombëtare aq të dobët që të mbrojnë zonat e rëndësishme natyrore?
  • A kanë agjencionet turistike standarde që do të ndalonin aktivitetet e dëmshme ekologjike

LIGJET DHE RREGULLORET

Ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, rregulloret dhe draftet ligjore që kanë lidhje më ujin, pyjet, peshkimin, përdorimin e tokës, varfërinë, zhvillimin, bujqësinë, energjinë dhe emetimin e CO2.

Pse kjo ndikon?

Ligjet e tilla, rregulloret dhe draftet ligjore në të madhe ndikojnë në suksesin e mbrojtjes së natyrës. 
 

FINANCIMI NGA SEKTORI PUBLIK

Financimet e lidhura me ambient dhe zhvillim që janë nën kontroll të institucioneve të qeverisë, p.sh. përmes buxhetit vjetor, bankat e ndryshme, ndihma ndërkombëtare, programet për përkrahje.  

Pse kjo ndikon?

Këto financime ndikojnë në atë se ku dhe si përdoren këto burime dhe deri në çfarë niveli merren parasysh problemet e ambientit.
 

ZGJEDHJET SE CFARE DHE SI DO HARGJOJMË

Pse kjo ndikon?                         

Atë se çfarë ne vendosim të bëjmë dhe të besojmë është zgjedhje e jona. Nëse zgjedhim produkte të zhvilluara në sistem të qëndrueshëm, opsionet ekologjike për transport ose energjinë e gjelbër. Mënyrën se si e trajtojmë natyrën tonë, dhe qëndrimet tona ndaj konfliktit të njeriut më speciet e egra. 

PRAKTIKAT E TË BËRIT BIZNES

Standardet, udhëzimet dhe etika e sektorit të biznesit që ndikojnë në ambient sic janë bujqësia, peshkimi, tregtia me drunj, prodhimi i letrës, sektori i ujërave, minierat dhe sektori energjisë.

Pse kjo ndikon?

Pa standarde të pranueshme ekologjike, biznese dhe industrinë që punon në këta sektorë do të rritet humbja e diversitetit biologjik dhe ndikimi ekologjik njerëzor.
 

FINANCIMI SEKTORIT PRIVAT

Financimi në ambient që është nën kontrollin e sektorit privat, p.sh bankat private, fondet e ndryshme dhe investitorë në biznes dhe industri.

Pse kjo ndikon?            

Këto financime ndikojnë në aktivitetet e zhvillimit, biznesit dhe industrisë, transferim të teknologjisë dhe shumë sektorë tjerë që mund të kenë ndikim në ambient.